Durrës, shpërndante drogë dhe qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari! I dënuar në Gjermani (EMRI)
Arma dhe droga e sekuestruar
Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi është kapur armë zjarri dhe me doza kokaine gati për shitje.
29-vjeçari Shpëtim Herri ka qenë i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.
"Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vendin e quajtur "Ura e Dajlanit", shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin Sh. H.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip "Volksëagen". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", thuhet në njoftimin e policisë së Durrësi.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?
-
Po
82.9%
-
Jo
12.1%
-
Nuk e kam vendosur
5.1%
Vota total: 3925
Lajme të tjera
-
Sulmi me armë në xhami, nëna e të riut për Report Tv: Ju lutem ma shëroni djalin, nuk është ashtu si del në TV (VIDEO)
19 Prill, 19:20
-
COVID-19/ Pëllumb Pipero: Situata te Infektivi më e qeta që pas fillimit të pandemisë! Personeli do të bëjë disa ditë pushim
19 Prill, 19:15
-
Mezini i xhamisë së Klosit për Report Tv: Rudolf Nikollaj ishte djalë shumë i mirë, nuk vinte më për shkak të sëmundjes
19 Prill, 18:51
-
Sulmi në xhami, xhaxhai i autorit për Report Tv: Ose e kanë bullizuar se është katolik, ose e ka bërë nga depresioni! Kishte kaluar dhe COVID (VIDEO)
19 Prill, 18:34
-
100 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
19 Prill, 18:14
-
Sulmi në xhami, babai i autorit: Më thoshte ‘babi më ndjekin nga pas, duan të më vrasin’! Ne jemi katolik, por ai njohu një hoxhë dhe shkonte në xhami
19 Prill, 17:21