Durrës, si u ekzekutua 
ish-pronari i Living room

Durrës, si u ekzekutua  <br />ish-pronari i Living room
DURRES- Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e vrasjes me sileciator të ish-pronarit të Living Room, personit që solli në Shqipëri disa nga yjet e muzikantëve të huaj. Gentian Zguri Gashi, 35 vjeç, ishte administrator dhe aksioner i kompanisë Kleemmann në Shqipëri, kompani ashensorësh dhe ishte gjithashtu pronar i Rock n'roll caffe afër Ambasadës Amerikane.

HETIMET
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se ka pasur të shoqëruar të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin e djeshëm mu pranë qendrës së Durrësit .

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti dhe sendet personale të Gentian Zgurit. Asnjë provë tjetër nuk është gjendur në vendin e ngjarjes. Asnjë gjurmë.

Nuk dihen deri tani arsyet se pse mund të jetë ekzekutuar në këtë mënyrë Gentian Gashi, por duket se aksioni për vrasjen e tij ka qenë i menduar kohë më parë, përderisa është realizuar edhe në Durrës ndërkohë që atentatori duhet të ketë njohur shumë mirë lëvizjet e tij. Hetimet e kryera deri tani thanë se Gentiani ka ndërruar mbiemrin pasi më parë ishte më mbiemër Gashi, por e ndërroi atë duke e bërë Zguri.

Ndërkaq mësohet se Zguri ishte aksioner i agjensisë që ka sjellë në Shqipëri Deep Purple, Zuchero, Deff Leppard, James Blant dhe gjithë koncertet e mëdha që janë bërë me të huajt në Shqipëri.

VRASJA
Gentian Zguri ishte nisur nga kryeqyteti për të parë projektin e përfunduar të ndërtimeve të disa ashensorëve në një pallat në qytetin e Durrësit. Në orët e para të mëngjesit Zgura ishte takuar me një shef të urbanistikës si dhe më kryetarin e Bashkisë së Durrësit. Pasi janë ulur në një kafe ata kanë biseduar për punimet dhe ndërtimet e ashensorëve, pasi Gentian ishte aksioner në një kompani ashënsorësh. Pas përfundimit të kafesë te tre personat janë zhvendosur për të parë një pallat ku ishin bërë disa punime të tilla. Kaluan disa momente dhe 35 vjeçari Gentian Zguri ishte ndarë me miqtë e tij për tu nisur sërish në Tiranës. Gjatë kohës që ky i fundit ka qenë duke ndezur makinën i është afruar një person i gjatë, pa maska dhe me një armë zjarri me silenciator. Pasi e ka qëlluar në kokë është larguar në drejtim të paditur nëpër rrugica pa u identifikuar nga askush. Ngjarja ndodhi në rrugën "Skendërbeg" në afërsi të Tatim-Taksave në Durrës.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet