Nuk ka qëndruar shumë gjatë skulptura e peshkatarit që u vendos në sheshin ’Sfinksit’ në qytetin bregdetar të Durrësit nga bashkia e qytetit.

Skupltura e autorit Dylber Neziraj që simbolizon peshkatarin durrësak, është thyer dhe është marrë një pjesë e kallamit që peshkatari mbante në dorë.

Forma e kallamit të peshkimit e lënë në gjysmë i ngjan tashmë një kallashnikovi.
durres
Kjo skulpturë u vendos në një prej pikave më piktoreske të qytetit të Durrësit, sakaq bashkia ka marrë masa për ta rikuperuar sërish skulpturën e peshkatarit të kthyer nga deti.
durres
Bashkia gjithashtu i bën thirrje edhe ndërgjegjes së qytetarëve që të ruajnë këto vlera, të cilat janë atraksion për të gjithë turistët e shumtë që vizitojnë qytetin e Durrësit.
durres
durres 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)