Skulptura e peshkatarit në sheshin ’Sfinksit’ në qytetin bregdetar të Durrësit ​ është ‘’sulmuar’’ edhe një herë nga grabitësit. 

Një javë pasi i vodhën kallamin që mbante në dorë, atij i kanë thyer edhe dorën. Por grabitësit nuk janë mjaftuar vetëm me peshkatarin, ata i kanë vjedhur edhe syzet e Xhon Lenonit në lulishten pranë Torrës Veneciane, aty ku numri i turistëve është i lartë.

Bashkia e Durrësit bën sërish apel për mbrojten e pronës publike, e në veçanti këto skulptura që janë edhe atraksion për turistët. 
skulptura

skulptura

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com