Durrës- Një 28-vjeçar nga Durrësi u arrestua ditën e sotme nga policia vendore, në kuadër të operacionit të koduar “Ghost" (Fantazma) dhe me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, si person i kërkuar ndërkombëtar për akuza të rënda, që i rrezikojnë dënimin deri në çerekshekulli burgim.
Ilirjan Mici është i akuzuar nga autoritetet spanjolle si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Gjithashtu është njoftuar edhe Interpol Madridi për procedurat e ekstradimit.
“Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ghost". Gjatë këtij operacioni, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi I. M., 28 vjeç, (Ilirjan Mici) banues në fshatin Likmetaj, Durrës”, njoftoi policia vendore.
Mici ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28 dhjetor 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale "organizata kriminale", “trafikimi i narkotikëve" dhe "pastrimi i produkteve të veprës penale", sipas Kodit Penal të Spanjës.
Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim. Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.5%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 729
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54
-
Në kërkim për trafik droge dhe moskallëzim të krimit, 3 të arrestuar në Elbasan (VIDEO)
29 Mars, 14:38
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Spanjë/ Gjykata e Lartë zhbën dënimin e Dani Alves, rrëzon akuzat për sulm seksual
28 Mars, 11:35
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë
27 Mars, 13:21
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00