Durrës/ Stefan Çapaliku vjen me vëllimin poetik ‘Camera Obscura’, një udhëtim i veçantë mes imazhit dhe fjalës

Biblioteka Publike dhe Teatri “Aleksandër Moisiu” u bënë mikpritësit e një ngjarjeje të veçantë kulturore, ku u shfaq videoperformanca me rastin e promovimit të librit me poezi “Camera Obscura” të autorit Stefan Çapaliku. Eventi u zhvillua në sallën e teatrit duke ofruar një qasje të re mbi poezinë dhe interpretimin artistik të saj. Autori, Stefan Çapaliku shpjegoi natyrën e imazheve në poezinë e tij, duke theksuar se ato nuk janë imazhe të vendosura në një pozicion të paramenduar, siç ndodh në një studio fotografike.

“Në poezi, shkrepja ndodh pa i vendosur njerëzit në pozë. Ata kthehen në karikatura, duke krijuar një formë unike të fotografimit të realitetit. Kjo bën që shkrimtari të shkruajë në kohën e vet,” u shpreh autori.

Camera Obscura”, ose e përkthyer në shqip “Dhoma e Errët”, është një fenomen natyror ku rrezet e dritës që kalojnë përmes një vrime të vogël në një hapësirë të errët formojnë një imazh të përmbysur mbi një sipërfaqe. Ky koncept vizual shërben si një metaforë e fuqishme për poezinë e Çapalikut, e cila tenton të fiksoj realitetin në një formë të ndryshme nga ajo që ne jemi mësuar ta shohim.

Duke folur për frymëzimin e tij, autori kujtoi trashëgiminë e qytetit të tij të lindjes, Shkodrës, si epiqendra e fotografisë shqiptare.

“Unë vij nga qyteti i fotografisë, ku në mes të shekullit XIX u shfaq Pjeter Marubi me kutinë e tij të zezë, camera obscura. Ajo nuk ishte shpikje e tij, por ai e solli këtu dhe e përdori për të projektuar realitetin. Pikërisht në këtë kuti sheh imazhin e përmbysur, të cilin e quajmë negativ. Vetëm kur ky negativ printohet, ai kthehet në pozitiv,” shpjegoi Çapaliku.

Pas prezantimit të autorit, aktiviteti vijoi me shfaqjen e videoperformancës, ku imazhe të ndryshme, të kapura me aparat fotografik, u prezantuan të përmbysura në ekran, duke krijuar një efekt vizual që reflektonte konceptin e librit. Ndërsa imazhet kalonin nëpër skenë, lexohej poezia e vëllimit poetik “Camera Obscura”, duke krijuar një simbiozë mes artit vizual dhe fjalës së shkruar.

Ky aktivitet shënoi një eksperiment të guximshëm artistik, ku poezia u shfaq si një formë e gjallë arti, që komunikon me shikuesin përmes ndjesive të forta dhe imazheve mbresëlënëse.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Rama takim nesër me shqiptarët e Kretës në Greqi: Shqipëria 2030

Kryeministri Rama takim nesër me shqiptarët e Kretës në Greqi: Shqipëria 2030