Durrës/ Superatentati i dështuar në fabrikën e çimentos, zbulohet depoja ku u blenë 50 kg tritol! Pronari: Ua shesim vetëm subjekteve të licencuara

Katër ditë pas tentativës për atentat me rreth 50 kilogramëve tritol ndaj frimës Eurotech Cement (ish- Italcementi) në fabrikën e çimentos në lagjen nr.14 në Durrës, policia ka mundur të gjejë depon e tregtimit të kësaj lënde plasëse.

Në gjurmët e lëndës plasëse hetuesit  kanë rënë duke u nisur nga logoja që gjendej në kallëpët e tritolit. Pasi është kontaktuar pronarin i depos ai ka rrëfyer se lënda plasëse u shitet vetëm subjekteve të licencuara që përdorin lëndë plasëse. Të tilla janë minierat, guroret, ndërtuesit e rrugëve e ndonjë tjetër. Sipas tij kurrsesi nuk iu shiten individëve të veçantë.

Nëse plani do të ishte realizuar me suksese një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Shkozet, pasi sasia e kosiderueshem prej 50 kg tritol nëse do shpërthene do të kishte hedhur në erë një lagje të tërë, duke shkaktuar pasoja katastrofike.

Burime konfidenciale thanë për Report Tv se kanë qenë të paktën 3 pereona, të gjithë të maskuar dhe fillimisht kanë lidhur me natriban rojen e fabrikës, më pas kanë montuar tritolin duke e lidhur 33 kallepe me njëri-tjetrin me kapsollat elektrike, por shpërthimi nuk ka ndodhur, për arsye ende të paqarta.

Sipas ekspertëve të policisë, me shumë gjasa, atentatorët kanë vendosur një bateri me fuqi elektrike tepër të vogël për të shkaktuar shpërthimin e një sasie aq të madhe tritoli. Roja e ndërmarrjes, duke arritur të lirohet, ka dhënë alarmin duke mundësuar në këtë mënyrë dhe gjetjen e tritolit. Gjatë dëshmisë së tij nuk ka mundur të përshkruajë asnjë prej autorëve. 

Autoritetet ende nuk kanë një përgjigje kush janë autorët që qëndrojnë pas këtij atentati. Dyshimet e para të grupit hetimor janë se kjo tentativë për shpërthim ka në prapavijë konkurencën, por nuk përjashtohet që e gjitha të jetë një mesazh kërcënues për bashkëaksionerët.  Firma e çimentos Eurotech Cement (ish- Italcementi) aktualisht ka mbi 5 aksionerë shqiptarë dhe gjermanë, ndërsa administrator është Mihail Lazarov, me origjinë nga Bullgaria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot