U shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u kap 4 vjet më parë për kokainë, Prokuroria e Durrësit i sekuestron 11 pasuri dhe 3 llogari bankare 32-vjeçarit! Ja e shkuara e tij

U shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u kap 4 vjet më parë për kokainë, Prokuroria e Durrësit i sekuestron  11 pasuri dhe 3 llogari bankare 32-vjeçarit! Ja e shkuara e tij

Foto ilustruese

DURRËS- I kërkuar nga Italia për trafik kokaine, Klejdi Abdyli ra në prangat e policisë më 2019-tën. 4 vite më vonë Prokuroria e Durrësit njofton se 32-vjeçarit i ka sekuestruar 11 pasuri dhe 3 llogari bankare në Durrës. Të gjitha pasuritë të cilat ishin në emër të Abdylit ishin nga e shkuara e tij kriminale. 

Njësia Hetimore e Karabinierëve Pescara, konstatoi se Klejdi Abdyli ishte kreu i klanit të grupit shqiptar që vepron si një nga kanalet kryesore të furnizimit me kokainë për trafikun e drogës në rrethet Rancitelli dhe San Donato të Pescara. Ai u ekstradua nga Shqipëria më 2019 si marrës i një urdhri të lëshuar nga Gip (gjyqtar për hetimet paraprake) të gjykatës  së kryeqytetit Adriatik.

32-vjeçari, së bashku me kriminelë të tjerë të ekstraduar, zbarkuan në aeroportin Ciampino me një fluturim të Forcave Ajrore . Roli dhe rëndësia e Abdylit në shitjen e kokainës në qytetin Itali kishte dalë në pah gjatë operacionit të Spartës të zhvilluar nga ushtarakët e Njësisë Hetimore. Shefi i klanit, i cili në vijim të hetimeve ishte arrestuar tashmë në vepër penale pasi iu gjetën 1 kilogram e 200 gram kokainë të pastërtisë së lartë, kishte arritur t'i shpëtonte ekzekutimit të masave shtrënguese të ndalimit dhe trafik droge, se në janar 2018 janë njoftuar edhe 11 subjekte të tjera, kryesisht të komunitetit rom rezident në kryeqytetin e Adriatikut.

‘PROKURORIA DURRËS SEKUESTRON 6 APARTAMENTE, 3 AUTOMJETE, GARAZHD DHE LLOGARI BANKARE

Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:

  • -    Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.
  • Për këto arsye në mbështetje të vendimit të mësiperm si dhe të neneve 462,463 të K.Pr.Penale është urdhëruar:
  • 1.    Ekzekutimi i menjëhershëm i vendimit penal Nr. 573, datë 18.09.2022 të Gjykatës Shkallës së Parë Durrës për pasuritë e shtetasit K.A dhe familjarëve të tij:

Pasuritë e sekuestruara:

  • •    Garazhd me sipërfaqe 160.91 m2, ndodhur në  Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 58.36 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 73.68 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 59.61 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetasit I.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 114.5 m2, ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit I.A dhe E.A;
  • •    Apartament me sipërfaqe 69.92 m2, ndodhur në Durrës, në pronësi të shtetases E.A;
  • •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • •    Motomjet me targa AY__, në pronësi të shtetasit K.A;
  • •    Automjet me targa AA__, në pronësi të shtetases Sh.A;
  • •    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.A;
  • •    Llogarinë në Bankën Kombëtare Tregtare, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.
  • •    Llogarinë në Raiffeisen Bank, me valutë në Euro, në emër të shtetasit I.N. A.

2. Është ngarkuar  me ekzekutimin e ketij vendimi, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Durrës, Drejtoria Vendore e Agjensisë Shtetërore të Kadastrave Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe banka “Raiffeisen Bank”.'- thuhet në njoftim.

I riu, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, u arrestua në të njëjtën ditë që u shpall në kërkim nga Interpol Tiranë më 2019-tën, pasi autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar referuar një urdhër arresti të Gjykatës së Peskarës për kryerjen e veprës penale "Trafikim i narkotikëve"

Klejdi Abdyli në bashkëpunim me persona të tjerë në gjashtë raste të përsëritura, mbajtën, transportuan dhe shitën sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 23/09/2022 13:57

    SPAKU ska te ngopur me cironka te vogla...se peshqit e medhenj ja kane çare "rrjeten" we ne krye te heres....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen