DURRES - Takimet elekorale të Frymës së re Demokratike kanë nxjerrë në pah një tjetër fenomen në qytetin e Durrësit. Të pakënaqurit e Partisë Demokratike që janë larguar nga partia që drejton sot kryeministri Berisha, po i bashkohen partisë më të re që udhëheq ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Natën e mbrëmshme, FRD-ja prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e Durrësit, ndërsa ajo ç'ka ra në sy në këtë takim elektoral ishte pjesëmarrje e qindra ish-anëtarëve demokratë në sallë. Pamjet tregonin qartë pjesëmarrjen e të pakënaqurve të Partisë Demokratike, ndërsa një pjesë e tyre kanë qenë edhe funksionarë të PD-së. Po ashtu, kandidatët për deputetë thuajse të gjithë kanë qenë deputetë apo kandidatë në legjislaturat e kaluara.
Në këtë takim, kreu i FRD-së Bamir Topi u bëri thirrje të gjithë të djathtëve që të mbështesin FRD-në, si shtëpinë e vërtetë të së djathtës shqiptare.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com