Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në 'Lagjen 17', në Durrës, në një lokal, pasditen e sotme.
Sipas informacioneve nga Report Tv, mësohet se 31- vjeçari Adil Hizdri ka qëlluar 70- vjeçarin Fadil Hunda, i cili më pas është dërguar në spital.
Policia ka arrestuar 31- vjeçarin pasi tentoi që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me armë një 70-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit në një lokal në lagjen nr. 17, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici autori i dyshuar.
Policia gjeti në brendësi të lokalit ku ndodhi ngjarja dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.
Rreth orës 19.30, në një lokal në lagjen nr. 17, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit , shtetasi Adil Hizdri, 31 vjeç, banues në lagjen nr. 17 Durrës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Fadil Hunda, rreth 70 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Operacionale dhe Shqiponja kapet në tentativë për t'u larguar dhe shoqërohet në Polici, për veprime të mëtejshme autori i dyshuar i plagosjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe një shtetas tjetër, konkretisht shtetasin A.T, 56 vjeç, që ishte bashkë me autorin e dyshuar të ngjarjes në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.