Durrës- Policia Rrugore e Durrësit arrestoi sot (8 Dhjetor) një person të dyshuar për korrupsion, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe i ofroi ryshfet efektivit në detyrë.
Gjithashtu gjatë aksionit në pikat kyçe të trafikut në rrugë, policia ndaloi edhe 4 drejtues automjetesh, kurse një u mor nën procedim pasi tentoi po të korruptonte policinë.
Gjatë kontrolleve, në rrugën "Martin Camaj", ata kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar në gjendje të dehur dhe në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.
“Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale "korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", tha policia vendore.
Policia Rrugore e Durrësit apeloi gjithashtu për të gjithë përdoruesit e rrugës që “të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor” dhe të denoncojnë çdo rast.