Durrës - Një 65 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi tentoi të korruptonte efektivët e Policisë me 2000 lekë.
Ai u ndalua në rrugën “Martin Camaj”, pasi u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Sipas statistikave të Policisë deri më tani numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim ka shkuar në 34.
"Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin A. F., 65 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komente









