Një tentativë për grabitje ka përfunduar në dhunë fizike ndaj hajdutit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, në njësinë administrative Sukth. Shqiptarja.com ka mësuar se një 30-vjeçar ka tentuar të vjedhë një lokal, por është pikasur nga njëri prej të afërmve të pronarit të dyqanit. I afërmi i pronarit, ka marrë një shkop dhe ka hyrë brenda në dyqan dhe i është sulur grabitësit duke e qëlluar. Nga përleshja, hajduti ka pësuar plagë serioze në kokë dhe në trup. Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ndërkohë që hajduti ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë i policisë
Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• Skënder Lisaku 25 vjeç, banues në fshatin Jubë, Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit F.K. 39 vjeç.
Në fshatin Jubë, shtetasi Skënder Lisaku ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) shtetasin F. K. i cili ishte futur, për të vjedhur lokalin e dajës së tij, shtetasit A.V.
Shtetasi F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit S.Lisaku dhe "Vjedhja "e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit F.K. parashikuar në nenet 76 - 22 dhe 134-22 të Kodit Penal.
E ARESTUAN PER USHTRIM PROFESIONI PA ''license'', c'pune kishte ky me detyren e policise ?!
PërgjigjuOooo shtet nuk denohet njeri per vetmbrojtje joooo. Normalisht kuptohet qe jan disa formalitete qe duhet te beni por dhe mund ti beni ato pa mar njeriun e gabuar brenda. Kapni rraseni ate klyshin thyrnja brinjt dhe kusheririt pronarit jepini medalje per ate veprim qe beri. Duke vepruar drejt i jepni dhe nje leksikn hajdutve tjer. Kurse duke denuar te pafajshmin ju injepni zemer hajduteve.
PërgjigjuBravo Policia.. Arreston qytetarin dhe mbron hajdutin
Përgjigju