DURRËS- Një i mitur është arrestuar pasi tentoi të vidhte një lokal në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4, teksa mësohet se i arrestuari është N.Sh..
"Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një lokal në lagjen nr.4, Durrës.
Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Komento