DURRES - Një 53 vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në Shqipëri në mënyrë të fshehur 44 000 euro.
Me qëllim shmangien e deklarimit në doganë, paratë i kishte fshehur në pjesën e tapicerisë së furgonit, ku dhe policia kufitare i zbuloi pas një kontrolli në vijën e dytë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Nuri Alushi, 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë" dhe "Kontrabanda me mallra të licencuar".
Policia gjithashtu sekuestroi dhe një sasi të konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije.
Operacioni policor u kodua “Destinacioni”.

-
Ah sa bukur,keta I gjeten aty ku I tha spiuni pastaj I futen prape te vendi dhe bene videon me qen.
Përgjigju -
Kam thene 100 here mos coni me leke ne shqiperi o njerez Sepse banda e portit duan vetem te rjepin
Përgjigju-
Vrtem 20% mbajne tek porti or teeeejjjjj
-
-
Do veje euro 50 lek o pashaaa!
Përgjigju-
E degjeneruan fare euron or teeeejjjjj
-
-
O SHTET O Z/KRYEMINISTER TEGJITHE AUTOBUZET DHE FUGONAT QE BEJNE RRUGEN DURRES -BARI NE TE GJITHE ITALINE MERREN ME DERGESA VALUTE EDHE PO NUK I FSHEHEN JA SHPERNDAJNE PASAGJEREVE QE KANE NE FUGON.
Përgjigju








Komente
Komento