Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)

Durrës-Dy shoferë autobusi janë vendosur në pranga nga Policia Kufitare e Durrësit pasi tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë.

Të arrestuarit janë identifikuar si Edmond Nikolli dhe Shkëlqim Çuni.

"Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond Nikolli 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Shkëlqim Çuni, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim", informoi sot policia.

Pas kontrolleve të kryera blutë sekuestruan autobusin, celularët dhe pasaportat e dy shoferëve si dhe veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘Ça do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla....bufat e kënetave nacionalistë futën dynjanë në sherr

‘Ça do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla....bufat e kënetave nacionalistë futën dynjanë në sherr