VIDEO ekskluzive/ Disa të rinj thyejnë orën policore dhe përplasen me grushte e shkelma me efektivët e patrullës në Durrës! 4 të shoqëruar

DURRËS- Që ora policore nuk respektohet, kjo tashmë është një fakt pasi përditë në rrugë shohim njerëz që po lëvizin pas orën 23:00, mirëpo disa të rinj jo vetëm që kanë qenë në shkelje të rregullave, por kanë gjetur guximin për të kundërshtuar me forcë policinë.

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur disa të rinj janë përfshirë në sherr me efektivët të cilët po i shoqëronin në Komisariat për shkelje të masave anti-COVID. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11, ku siç shihet në pamje, disa të rinj kanë qëlluar policinë me grushte e shkelma, por që kanë marrë përgjigje nga blutë e Durrësit, që i kanë shtrirë në tokë dhe i kanë shoqëruar në komisariat. 4 prej tyre janë të shoqëruar, 2 në paraburgim. 

Lidhur me këtë ngjarje, Polica nuk ka sjellë një njoftim zyrtar, e ndërsa nuk dihet identiteti i të rinjve të arrestuar.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ca boni kshu: 17/09/2021 19:11

    Leini mor njerzit rehat, tjetri duke ngren ato I shkojn e I fusin mren… ca jan kto orare kshu sikur jan tu instalu diktaturen.. Po atyre policave qe jan prinder i vje mir tja rrahin fmin me buk ne goje se i do trapi ca doktorrave klloun me i izolu njerzit naten se na del shejtan virusi nqarkullim

    Përgjigju
  • Toni: 17/09/2021 13:13

    Ore oraret jane nje budallallek,,,mbyll vetem lokale-restrante...njerezit le te rrine ne rruge,,nuk ka asgje te keqe .....

    Përgjigju
  • Genti: 17/09/2021 12:51

    Dmth Virusi pas ores 11 te nates behet aktiv shume? Nga jan mare keto statistika? Diktatori Rama sorrollop i Sorrosit vazhdon me agjenden kriminale sataniste qe po shkakton vetvrasje masive e deme te pallogaritshme ekonomike.

    Përgjigju
  • eri: 17/09/2021 10:30

    fajin e ka vet policia qe si fut nbiruc kto halabake rrugesh i ke dhe me thika per rast vjedhje

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 17/09/2021 08:56

    Futini nga nje dajak i lini ta kalojne naten nen shoqerine e minjve

    Përgjigju
  • Andi: 17/09/2021 08:48

    Nje pytje kisha. Kto qe i hidhen ne fyt e i gjujn policis rendit, po te jen ato te Reneas a kan byth me ju kunderven ashtu?

    Përgjigju
  • Rrr: 17/09/2021 08:24

    Rrugecer me mbeshtetje politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës