Durrës- Tragetet, 342 udhëtarë dhe 95 automjete mesatarisht në çdo lundrim
DURRES, 26 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. – Tragetet e linjave të Durrësit gjatë vitit 2014 kanë transportuar mesatarisht 342 udhëtarë dhe 95 automjete në çdo lundrim. Në të njejtat lundrime tragetet kanë transportuar mesatarisht edhe 323 ton mallra, kryesisht me kamionët dhe trajlerët që udhëtojnë më pas në rrugë tokësore drejt destinacioneve të tjera përtej […]
DURRES, 26 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. - Tragetet e linjave të Durrësit gjatë vitit 2014 kanë transportuar mesatarisht 342 udhëtarë dhe 95 automjete në çdo lundrim. Në të njejtat lundrime tragetet kanë transportuar mesatarisht edhe 323 ton mallra, kryesisht me kamionët dhe trajlerët që udhëtojnë më pas në rrugë tokësore drejt destinacioneve të tjera përtej porteve në të dy anët e Adriatikut.
Ndërkaq, anijet tregtare, të cilat në mjaft raste kanë sjellë në Durrës mallra importi dhe më pas janë ngarkuar me mallra për në destinacione të ndryshme, kanë transportuar mesatarisht 5.250 ton mallra në çdo lundrim. Kohët e fundit në portin e Durrësit janë përpunuar anije që janë ngarkuar deri me 30 mijë ton mallra për eksport, por nuk kanë munguar edhe ngarkesat minimale prej pak kontejnerësh, apo disa qindra ton mallra.
Nga të dhënat e përftuara nga sektori i statistikave portuale mësohet se numri mesatar i udhëtarëve për çdo traget është më i lartë se sa ai i vitit 2013, ndërsa ka një rënie të numrit të automjeteve, kryesisht të autoveturave. Tragetet lundrojnë drejt Durrësit me një numër mesatar prej 335 udhëtarësh, ndërsa nga Durrësi drejt porteve të Barit, Brindizit, Ankonës apo Triestes (Itali) ato kanë në bord mesatarisht 348 udhëtarë në çdo lundrim, ose 13 njësi më shumë.
Gjatë vitit që lamë pas në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 3 milion e 718 mijë ton mallra, 4 për qind më shumë se në 2013. Tragetet janë shfrytëzuar nga 774.682 udhëtarë gjithsej, ose 8 për qind më shumë se sa periudha pararendëse. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.8%
-
Shëndet
70.8%
-
Mirëqënia
19.4%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentat terrorist në SHBA/ Makina përplas turmën e njerëzve New Orleans, 10 të vdekur e 30 të plagosur! Po festonin Vitin e Ri (VIDEO)
1 Janar, 12:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Diaspora kërkon të votojë me dokumente të skaduara! Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave
1 Janar, 12:26
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
EKSKLUZIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
1 Janar, 12:05
-
Si të arrini planet në Vitin e Ri
1 Janar, 11:49
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve
1 Janar, 11:38
-
Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
1 Janar, 11:36
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci
1 Janar, 11:02