DURRËS – Dy tragete kanë rrezikuar të përplasen në portin e Durrësit. Sipas informacioneve zyrtare nga kapiteneria e këtij porti, gjatë ankorimit trageti i linjës Bari – Durrës i “Adriatika”-s është fërkuar me një traget tjetër gjatë ankorimit në kalatën përkatëse. Njeri ‘Samsun Instambul’ me pasagjerë i linjës Durrës-Bari dhe një grek ‘Filipos’ që transportonte automjete kanë evituar mrekullisht përplasjen mes tyre teksa po ankoroheshin në portin e Durrësit.
Piloti i “Adriatika”-s ka manovruar për të evituar përplasjen, pasi në kalatën e trageteve në Durrës nuk mund të ankorohen më shumë se pesë të tillë. Hapësira e vogël bën që tragetet tëp resin në rradhë për të pritur apo zbritur pasagjerët. Incidenti nuk ka shkaktuat dëme, madje sipas kapitenerisë është kuptuar nga një numër shumë i vogël pasagjerësh.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com