DURRËS- Një 35-vjeçar është përplasur nga treni mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, pranë Urës së Dajlanit. Mësohet se 35-vjeçari identiteti i të cilës nuk dihet ende, është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Raportohet se ajo ishte duke ecur në shina, teksa u përplas nga treni, ngjarje për të cilin është ndaluar nga policia mashinisti.