Durrës, u kaloi droga nën hundë
arrestohen 5 punonjës të Portit

Durrës, u kaloi droga nën hundë<br />arrestohen 5 punonjës të Portit
Pas arrestimit të dy punonjësve të kompanisë “Rapiscan” që kryen skanimet në Portin e Durrësit, të martën janë arrestuar dhe pesë punonjës të Doganës së Durrësit që akuzohen se janë përgjegjës për kalimin e 1.6 marijuanë me një kamion që transportonte lëndë drusore dhe që u ka nga policia italiane në Bari.

Të arrestuarit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, me mosveprimet e tyre, kanë krijuar mundësinë e trafikimit të 1650 kg lëndë narkotike kanabis sativa, e zbuluar më 17 nëntor nga autoritetet italiane në Portin e Barit në një kamion që ishte nisur nga porti i Durrësit.

Pas arrestimit të dy punonjësve të kompanisë private të skanimit, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për disa persona të tjerë, punonjës të Doganës së Durrësit dhe punonjës të policisë kufitare.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga ana e Policisë së Shtetit. Për Prokurorinë e Durrësit, ngarkesa e lëndës narkotike është trafikuar në drejtim të Italisë, për shkak të mosveprimeve në përputhje me ligjin të pesë personave të arrestuar.

Për këtë ngjarje, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasit Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko, punonjës të kompanisë private të skanimit në portin e Durrësit.

Po ashtu, nga ana e autoriteteve italiane, janë arrestuar ditën e ngjarjes edhe dy shtetas shqiptarë, shoferë të kamionit me rimorkio ku u gjet sasia e lëndës narkotike, përkatësisht Andrea Lleshi dhe Dorjan Lleshi.

Droga e fshehur mes drunjve që do të përdoreshin për ndërtim të vendosur në mënyrë të çrregullt në kamion, u zbulua në portin e Barit nëpërmjet një skanimi me rreze X të pajisjeve "Siluetë Scan”. Autoritetet italiane vunë në pranga babë e bir 53 dhe 26 vjeçar, por sipas medieve të shtetit fqinj, ata kanë deklaruar se nuk kishin asnjë dijeni se ne kamion kishte lëndë narkotike. 
 
Mësohet se sasia e madhe e lëndës narkotike kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro. E gjithë lënda narkotike e gjendur në kamionin që ishte nisur nga Shqipëria ishte e ndarë në 1.460 pako në total. Kjo është sasia më e madhe e kapur javët e fundit në Portin e Barit.
 
Arrestuar më 19 nëntor:
Fatjon Trezhnjeva, 28 vjeç, përgjegjës për analizën e skanerit
Edmond Hysko, 42 vjeç, supervizor
 
 
Arrestuar më 24 nëntor:
1.      Leonard Gremi, me detyrë doganier dhe përgjegjës turni në Doganën Durrës;
 
2.      Ilir Shtama, me detyrë doganier i skanerit në Doganën Durrës;
 
3.      Redi Demiri, me detyrë doganier i kontrollit fizik në Doganën Durrës;
 
4.      Fitim Demollari, (me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Port Durrës)
 
5.      Artur Habibi, (me detyrë punonjës policie në Komisariati e Policisë Port Durrës)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik