Durrës, u kapen 100 kg kanabis
Dy në pranga, një në kërkim

DURRES- Një grup i trafikut të lëndëve narkotike është goditur mëngjesin e sotëm nga policia e Durrësit. Operacioni u finalizua me sekuestrimin e një sasie prej 100 kilogramëve Canabis sativa, arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një të treti.
 
Të arrestuarit janë Bekim Demaliaj, 22 vjeç, dhe Erjon Gjinlija, 31 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim Sokol Hajdinaj, banues po në qytetin bregdetar.
 
Demaliaj dhe Gjinliaj u arrestuan në afërsi të “Urës së Gjoles”, teksa në automjetin e tyre u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa personi i shpaluar në kërkim mësohet se është furnitori.
 
Goditja e këtij grupi erdhi pas një hetimi disamujor të prokurorisë së Durrësit. Ndërkaq, blutë e qytetit bregdetar vijojnë punën për ndalimin e personit të shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari

Auron Tare: Kush e vrau Heroin e Revolucionit Grek Marko Boçari