DURRËS- Një 25 vjeçar me iniciale S.M. dhe një 19-vjeçar me iniciale D.Gj., kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke vjedhur korniza duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.
Të rinjtë akuzohen për veprën penale "Vjedhja".

Nga veprimet hetimore dyshohet se 2 të rinjtë janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht: Më datë 09.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur kornizat duralumini të; Më datë 14.06.2022, dyshohet se kanë vjedhur një tub metalik në një shkollë publike.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit S. M., 25 vjeç dhe D. Gj., 19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Vjedhja", pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në një pallat të dëmtuar nga tërmeti.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të tjera, konkretisht:
•Më datë 09.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur kornizat duralumini të dritareve, në banesën e shtetasit G. K;
•Më datë 14.06.2022, dyshohet se kanë vjedhur një tub metalik në një shkollë publike", njofton policia.

