Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur me 3 armë zjarri pa leje në makinë. Në pranga ranë Alban Mançja, 36 vjeç dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, të dy të dënuar më parë për trafik droge dhe armësh. Pas marrjes së informacioneve policia nisi operacionin e koduar "Shënjestra", ku gjatë kontrolleve në lagjen nr.4, Durrës, ndaluan mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Alban Mançjen dhe pasagjer Eldi Zahirin.
Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë "Zoraki" dhe automjeti me të cilin po lëviznin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.