DURRËS -Një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi janë sekuestruar nga policia në portin e Durrësit, pasi po tentohej të futeshin në vend pa u deklaruar.
Bizhuteritë të cilat dyshohet janë përfituar nga veprimtari kriminale, që po futeshin në vendin tonë prej një autobusi që vinte në Shqipëri prej tragetit Durrës-Ankona.
Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht shtetasit Ermal Nebiaj, 34 vjeç dhe Fation Ruko, 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se 'janë përfituar nga veprimtari kriminale', informoi sot policia e Durrësit.
Dy shoferët e autobusit Ermal Nebiaj, 34 vjeç dhe Fation Ruko, 37 vjeç do të hetohen për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Gjithashtu policia ka identifikuar edhe pritësin e këtyre bizhuterive me vlerë, M.T., 59 vjeç i cili u shpall në kërkim.
"Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht shtetasit E. N., 34 vjeç dhe F. R., 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy këta shtetas, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Në vijim, si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi M. T., 59 vjeç, i cili dyshohet se do të priste bizhuteritë në Shqipëri. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.', njofton policia.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Tiranë-Durrës, automjeti tenton të parakalojë, por kamioni e ngjesh pas trafik-ndarëses (VIDEO)
14 Janar, 16:03
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë kapet brenda 24 orëve në Porto Romano! Erdhi nga Tunizia me dy anije! Në kërkim 4 organizatorët, arrestohen marinarët (EMRAT + VIDEO)
14 Janar, 09:12
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë në Porto-Romano, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos! Arrestohet kapiteni e dy marinarë, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02
-
Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut
13 Janar, 13:28
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
RENEA arreston Kreshnik Farrukun me urdhër të SPAK! Prangosja me kërkesë të prokurorisë së Firences! Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 09:22
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16