DURRES -Vetëm 50 metra larg shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” dhe 200 metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë së qytetit të Durrësit, pallati i lagjes nr. 6, në rrugën “Prokop Meksi”, është kthyer në vatër droge e prostitucioni.
I dëmtuar nga tërmeti 5 vite me pare, pallati ende nuk i është nënshtruar rikonstruksionit për shkak të konfliktit që banorët kanë me firmën ndërtuese për mënyrën sesi janë kryer punimet. Që prej asaj asokohe, pallati i boshatisur gëlon nga njerëz që drogohen në mes te dites. Shiringat e hedhura gjithënadej jane deshmi e gjendjes alarmante. Report tv arriti të marrë dëshminë ekskluzive të një 26-vjecari që drogohet në këtë pallat.
“Po të më thuash tani ik sajo lek për bukë, nuk sajoj kurrë! Po të më thuash ik sajo lek për drogë, dal direkt. Nuk jetoj dot pa të, më dhemb trupi. Nuk ia uroj askujt!”, tha ai.
Ndër të tjera tregon se lëndët narkotike i ka nisur në moshë të hershme dhe sot është totalisht i varur prej tyre.
“Unë e kam nis në moshën 12-13 vjeç me hashash, pastaj kam kalu tek ‘hunda’ dhe tani tek vigoni (heroina). E marrim të përgatisur, kushton 10-25 mijë lek, varet nga sasia. Unë dua të largohem nga kjo rrugë, por kush të ndihmon?! Unë dua të më shtrojnë në spital ose qendër rehabilitimi. Para dy vitesh e kishim një qendër por ajo u mbyll, tani na japin vetëm metadonin”, u shpreh 26-vjeçari.
Përgjatë vëzhgimit të Report Tv, në katet e para të pallatit konstatuam së paktën 10 perdorues droge. Ato që nuk mund të transmetohen janë katet e sipërme te pallatit, ku dyshohet se zhvillohet prostitucion. Pavarësisht ankesave të prindërve dhe banorëve të zonës, Policia e Durrësit nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar kete veprimtari kriminale në mes të qytetit.
R.D/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.9%
-
Jo
42.7%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grip shpendësh edhe te AIBA e Armand Dukës/ 65 mijë pula të ngordhura, s'dihet nëse janë asgjësuar dhe ku! Ministria pa transparencë edhe për REA's
17 Mars, 11:33
-
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)
15 Mars, 21:36
-
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Durrësit, 2 të rinj në pranga
14 Mars, 12:17
-
Moti i keq/ Pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas! Rinisin nesër
14 Mars, 09:59
-
Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit u bën ‘dhuratë’ vëllezërve Duka ‘Zip Line’ privat në kodrat e Lalzit
13 Mars, 14:34
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
Po nuk e morre vendimin me veten tende,s'ka spital,klinike e psikoanalist qe te te shpetoje.
Përgjigju