Durrës, vendosen kullat e vrojtimit,
por pa roje, bashkia nuk merr masa

Tjetër realitet në bregdetin e Durrësit përsa i përket sigurisë së pushuesëve.

Pas kronikave të Report tv për mungesën e rojeve bregdetare dhe kullave të vrojtimit, pronarët e resorteve dhe të plazheve private kanë marrë masa  për t’u hedhur hij syve, mediave dhe Bashkisë së Durrësit.

Kjo e fundit para pak ditësh tha që do të gjobiten dhe do t’i hiqen licencat bizneseve që nuk përmbushin kriteret.
 
“Me urdhër direkt të Kryetarit të Bashkisë, brenda këtij muaji do të plotësohen të gjithë plazhet me vendvrojtime për sigurinë, ku do të ketë kulla vrojtimi, persona të cilët do të kryejnë vrojtimin dhe masa të tjera të sigurisë. Çdo veprim jashtë këtij kriteri, do jetë jo vetëm i pezulluar, por edhe i ndëshkuar me masa të tjera të fuqishme. Pra data 31 që është ditë e hënë do ti gjejë nën veprimin e forcës së ligjit”, u shpreh Drejtori i Tatimeve në Bashkinë Durrës, Avdyl Koka.  
 
Ultimatumet e Bashkisë së Durrësit ishin vetëm për reklamë mediatike pasi situata është e njejtë edhe sot.

Përveç kullave të vrojtimit në plazhin e Durrësit nuk shikohet asnjë roje  të cilët duhe të jenë duke vëzhguar zonën për të cilën ata janë të ngarkuar ta shikojnë.

Bizneset thonë se kanë roje, ndoshta ata përdoren vetëm për kohën kur futen për tu larë familjarët e tyre, ndërsa për pushuesit nuk ka rëndësi se cfarë ndodh.

Edhe ato kabina që janë të vendosura janë jasht çdo standarti pasi lartësit e përcaktuara me ligj nuk i përmbushin, pajisjet për vëzhgim apo edhe për shpëtimin e pushuesve ka vetën në një prej tyre.

Të gjitha kullat janë vetëm ca ngrehina në të cilat shkruhet “Bashkia Durrës” por që nuk kanë asgjë në to, as roje as pajisje dhe asgjë tjetër.

Redaksia Online
E.S /shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen