Tre persona janë vënë nën hetim nga Policia e Durrësit, pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët duke vendosur muzikë të lartë, mbi orarin e lejuar në ambientet e lokaleve që administronin.

Nga kontrollet e ushtruara në lokale të ndryshme, në lagjen nr. 1 në Durrës, janë konstatuar tre raste të vënies së muzikës së lartë, mbi orarin e lejuar, duke u bërë kështu shqetësim për pushuesit.

Për këto raste, nisi hetimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e këtyre lokaleve, E. H., 35 vjeç dhe K. Gj., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe për P. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.