Durrës, vajza nga Venezuela sherr me grushta me shijaksin në apartament! Tenton të ikë nga dritarja, bie tek tenda e lokalit (EMRAT+ VIDEO)

Durres- Një vajzë e re nga Venezuela u hodh nga dritarja e apartamentit duke rënë mbi tendën e një lokalit poshtë pallatit ku banonte. Ngjarja u shënua pasditen e 5 marsit në lagjen nr. 2 në qendër të Durrësit.

U desht ndërhyrja e zjarrfikësve të ndihmonin vajzën, Darjana Linares  të zbriste nga tenda, ndërsa policia e shoqëroi në spital. 

Sipas burimeve hetimore 22 vjeçarja është konfliktuar me një djalë nga Shijaku, i identifikuar si Ismet Zoto, 39 vjeç në apartament. Sherri ka vijuar dhe me grushta me njëri tjetrin derisa në një moment vajza ka dashur të ikë nga dritarja duke rënë mbi tendën e lokalit, pasi distanca nuk ka qenë e lartë.

"Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital' informoi sot policia e Durrësit.

Vajza nuk ka dëmtime fizike. Të dy janë shoqëruar në spital dhe pritet të merren në pyetje nga policia.

22 vjeçarja nuk jetonte e vetme në apartament por me vajza të tjera po shtetase të huaja dhe policia po punon të zbulojë aktivitetin që kryhej në atë apartament.  Dyshohet se aty ushtrohej prostitucion por është grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit por dhe aktivitetin që kryhej në apartament.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
'Grushta e para', detaje të reja nga ngjarja në Durrës: Vajza nga Venezuela tentoi të largohej duke rënë në tendë

1709655602_tendadurres.JPG

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku dha detaje të reja nga ngjarja në Durrës ku një shtetase nga Venezuela u hodh mbi tendën e një lokali nga kati i dytë. Vajza ka shkëmbyer grushta me djalin nga Shijaku teksa dyshohet mbi aktivitetin e saj në Durrës.

Mësohet se djali dhe vajza janë rrahur me grushta, në dhomë më pas vajza ka tentuar të largohet duke dalë nga dritarja e të zbresë pasi është distancë e afërt me dritaren.

Vajza ka tentuar të zbres duke menduar se nga tenda në tokë do jetë e thjeshtë por e ka kuptuar që nuk mundet e a kërkuar ndihmë.

Kanë qenë zjarrfikësit që e kanë zbritur dhe më pas autoambulanca e shoqëroi në spital. Edhe djali është shoqëruar në spital, ndërsa të dy do të merren në pyetje.

Pyetja që ka lindur eshte se me çfarë  merrej vajza. Këto janë enigmatike.

Edhe për policinë është e paqartë marrëdhënia e djalit me vajzën. Duket se në mes është një sasi lekësh. Dyshime ka, por nuk jepen paraprakisht.

Në Durrës ka shumë vajza të huaja që vijnë e punojnë në sistemin e hoteleri-turizmit. Rrijnë një farë kohe dhe largohen.", raportoi gazetari Artur Korriku.

Ora 16:07
Durrës/ Disa vajza banonin në një hyrje me venezualen që ra sipër tendës, policia po heton mbi aktivitetin e tyre

Informacione nga policia bëjnë me dije se vajza nga Venezuela, Darjana Linares që ra mbi tendën e lokalit në Durrës, jeton prej një viti në Shqipëri.

Ajo është zënë me një djalë nga Shijaku, i identifikuar si Ismet Zoto dhe më pas është hedhur sipër tendës. së lokalit.

Te hyrja ku banonte 22-vjeçarja nga Venezuela banonin disa vajza të huaja. Policia po punon për të mësuar më shumë për aktivitetin e tyre.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/03/2024 03:51

    I njejti skenar si me ate vajzen afrikane qe gjeti vdekjen e hedhur nga dritarja!

    Përgjigju
  • Lenci: 05/03/2024 19:21

    KTO JANE MASAZHATORET+..... ESHTE MUSH DHE TIRONA PLOT.... KY DUHET TE JETE TUTORI ..

    Përgjigju
  • Koka: 05/03/2024 17:42

    Arrestoni tutorin

    Përgjigju
  • Durrsi: 05/03/2024 16:41

    Keto jan femra me lek e di gjith durrsi ket vend

    Përgjigju
  • Po mër po: 05/03/2024 15:56

    Nga Venezuela me punë....? Kapni tutorin

    Përgjigju
    • geni: 05/03/2024 20:08

      po ky pra qe i ka ron ne grusht ca o ky

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin

Ministri i Kosovës: Beogradi përgjegjës për tensionet mbi dinarin