DURRËS- Nezir Islami, 65-vjeç dhe Nikollaq Lici, 64-vjeç kanë rënë në pranga pasi vodhën 8 qytetarë në sportelin e spitalit të Durrësit.
2 të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer vjedhjet të cilat kanë ndodhur përgjatë këtij viti. Ata rezultojnë se janë autorë të 8 vjedhjeve të shumash parash, celularëve dhe portofolave të personave të ndryshëm që prisnin në radhë për të marrë shërbimet në sportelin e spitalit rajonal të qytetit.
Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet, Islami dhe Lici hiqen sikur janë në radhë dhe më pas i vihen në ndjekje personave të caktuar për të kryer vjedhje. Mësohet se të arrestuarit, të cilët janë nga Elbasani dhe kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.