DURRËS- Ismail Cani është vënë në prangat e policisë pasi vidhte disa banesa në Durrës.
59-vjeçari vidhte dhe shpërndante doza kanabisi në Durrës dhe në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Canit, policia gjeti një thikë, kapuç, maskë dhe një shkop metalik të cilat i përdorte për vjedhjen.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore rezultoi se Cani kryente vjedhje në banesa të ndryshme dhe shpërndante lëndë narkotike në Kombinat, Tiranë dhe në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.