Ka rënë në prangat e bluve të Durrësit një 32-vjeçar i identifikuar si Jurgen Doraci, autor i 2 raste vjedhjesh të varëseve dhe 1 rast vjedhjeje çante dore në qytet.
32-vjeçari, 2 ditë më parë i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt një shtetaseje në qytet. Përveç kësaj, ai ka kryer dhe 2 vjedhje të tjera më herët brenda muajit.
Më 9 shtator ai ka vjedhur me dhunë çantën e dorës të një vajze, ndërsa më 13 shtator ai ka vjedhur me dhunë varësen e floririt të një tjetër shtetaseje. Doraci akuzohet për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, ndërsa vijon puna për zbulimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ha pilaf tani rri ne burg si legen edhe tutat i paske....barrbon hajdut xhepash kellire
Përgjigju