Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete

Durrës, vijon 'Tempulli 2', kapet 20-vjeçari me doza kanabisi me vete

Lënda kanabis sativa e sekuestruar

DURRËS - Vijon megaoperacioni ‘Tempulli 2’ në mbarë vendin. Në Durrës është vënë në pranga një 20-vjeçar që posedonte doza kanabisi me qëllim shitjen.

Deni Meta u kap në flagrancë nga specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike kanabis sativa e ndarë në doza me qëllim shitjen në zona të ndryshme të Durrësi.

'Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të qytetit.', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare