DURRËS - Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi vodhi në një argjendari në lagjen nr.11.
Pas njoftimit forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas njoftimit të policisë, falë bashkëpunimit të Komisariatit të Durrësit me Forcat ‘Shqiponja’ u bë e mundur arrestimi i 35-vjeçarit Shkëlzen Elmazi, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe bizhuteritë e vjedhura.
Komento