Durrës/ Vodhi motorin që i kishte bllokuar policia, por ia gjejnë sërish, i riu kërcënon me jetë bashkëpunëtorin

Durrës/ Vodhi motorin që i kishte bllokuar policia, por ia gjejnë sërish, i riu kërcënon me jetë bashkëpunëtorin

DURRËS-Një 23-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim nga policia e Durrësit. Sipas Policisë në pranga ka rënë E.A ndërsa nën hetim është vënë bashkëpunëtorit i tij K.H. Këta dy persona më datë 9 shkurt kanë vjedhur në pikën e bllokimit motorin pa targa, në pronësi të E.A që ia kishte bllokuar Policia dhe e kishte fshehur në garazhin e  K. H.

Por pas hetimeve policia mësoi se motori ishte në garazhin e K.H në lagjen nr.13 në Durrës dhe kanë sekuestruar sërish motorin. Shtetasi E. A., pasi mësoi se motorin e sekuestroi sërish Policia, ka kërcënuar  bashkëpunëtorin e tij K. H. se në rast se s'do t’i jepte 3500 euro do ta vriste.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e E. A. u gjet një dozë më lëndë narkotike heroinë. Ai do të dënohet për ”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)