Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit vetëm pak orë më parë. 40 vjecari Luan Puja është qëlluar në kokë me armë zjarri, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.
Dëshmitarët kanë treguar se autori i ngjarjes u largua menjëherë pas vrasjes. Policia, e cila u njoftua menjëherë nga banorët e lagjes, ra në gjurmët dhe arriti të arrestojë të dyshuarin si autorin e ngjarjes, Andrea Berberin.
Dyshohet se Luan Puja është konfliktuar me shtetasin Andrea Berberi për motive pronësie. Grindja ka degjeneruar kur Berberi e ka qëlluar për vdekje me armë Pujën.
/Shqiptarja.com