Durrës, vritet nëna 60-vjeçare
e një trafikanti të ekzekutua

Durrës, vritet nëna 60-vjeçare<br />e një trafikanti të ekzekutua
DURRËS –  Një 60-vjeçare nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar me mjetë të forta pas koke.

Viktima është identifikuar si shtetasja Fatmira Deda, 60 vjeç, ndërsa mësohet se asaj një vit me parë në zonën e Golemit i është ekzekutuar në mënyrë mafioze i biri, Ervis Deda, vrasje e mbetur ende e pazbardhur nga policia e qytetit bregdetar.

Mësohet se 60-vjeçarja është qëlluar me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj.

Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Kanë qenë banorët të pallatit ata që kanë gjetur trupin e e pajetë të viktimës dhe kanë njoftuar policinë, e cila bashkë me grupin hetimor kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Larja e hesapeve lidhur me aktivitetet e paligjshme të djalit saj është edhe pista kryesore, ku është përqendruar policia e qytetit bregdetar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Redaksia Online
(mag/ar.sh/a.ç/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim