DURRËS- Një 37-vjeçar, i cili vuante nga shëndeti mendor i shpallur në kërkim që ditën e djeshme është gjetur pak çaste më parë.

Lajmi për gjetjen e Mariglen Gjoroveni u dha nga ana e Policisë së Durrësit me anë të një njoftimi. Sipas tyre, i riu u gjet pranë lagjes së tij. 

Njoftimi i Policisë:

Plazh - Durrës

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.

Shtetasi Mariglen Gjoroveni 37 vjeç, banues në Durrës është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.

Është rreth 1, 70 cm i gjatë, ka të veshur një bluzë ngjyrë blu sportive, pantallona sportive dhe atlete ngjyrë të bardhë.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor.

Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217