DURRËS - Një zjarr i madh ra në Gjirin e Lalëzit mbrëmjen e së mërkurës, në vendin e quajtur Fushë Bizë, ku u dogjën  rreth 50 hektarë sipërfaqe në kodra. Në vendin e ngjarjes mbërritën 4 mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat punuan për disa orë për shuarjen e flakëve që përhapeshin për shkak të erës së fortë. 

Në vendngjarje shkuan edhe punonjës policie të cilët po monitorojnë situatën. Zjarri ra në pjesën kodrinore nga ana e kundërt e bregdetit. Nuk pati persona të dëmtuar, banesa apo pemë e drurë të djegur.

Zjarrfikësit arritën që të vinin nën kontroll flakët pa prekur pyllin, ndërsa u dogjën vetëm ferra e shkurre. 

Dyshimet paraprake janë për një zjarrvënie të qëllimshme.