Durrës/ Zjarr në katin e dytë të një pallati! Në banesë ndodheshin dy të moshuara, njëra doli me ndihmën e zjarrfikësve! Digjen orenditë shtëpiake (FOTO+VIDEO)

DURRËS - Një zjarr ka rënë në një pallat këtë të diel lagjen nr. 7 të Durrësit. Report Tv sjell pamje nga vendngjarja ku janë forcat zjarrfikëse dhe një autoambulancë.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati te vendi që njihet si Çezma e Ferrës. Shkak i flakëve të zjarrin ishin pajisjet elektrike, thuhet paraprakisht për gazetarin Artur Korriku, teksa flakët u fikën pas një reagimi të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse. 

Në banesë kanë qenë dy të moshuara.Njëra ka mundur të dalë vetë nga banesa kurse tjetra me ndihmën e zjarrfikseve me anë të shkallëve e emergjencës, teksa raportohet se nuk ka persona të dëmtuar.

E moshuara dhe një banor i një kati më lart janë dërguar në spital por nuk paraqesin probleme për shëndetin. Më tepër ka qenë krizë paniku. Orenditë brenda banesës dhe sendet shtëpiake janë djegur. 

Mendohet se shkaku i zjarrit ka qenë një orendi shtëpiake, një prizë me probleme apo diçka e lënë në korent. Megjithatë ky është hamendësim paraprak, pasi grupi hetimor po punon për shkaqet e zjarrit më hollësisht. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)

Vrau dëshmitarin e drejtësisë në Slloveni dhe ukrainasin në Itali, kush është ish-ushtaraku shqiptar i arrestuar! Anëtar i mafias malazeze ‘Skaljari’ (EMRI+SKEDA)