Një zjarr përfshiu katin e 3 të një pallati në lagjen nr.1 të Durrësit buzë detit.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk pati njeri.

Zjarrfikset vajtën menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta shuajnë atë.

Fatmirësisht zjarri u izolua brenda banesës dhe nuk u përhap në katet e tjera.

Është ngritur grupi hetimor i cili do të hetojë për shkaqet e zjarrit. Gjithçka brenda në apartament është shkrumbuar.

Për shuarjen e zjarrit u angazhuan ekuipazhet e dy zjarrfikseve dhe të një autoboti.

1757013485_2b3533b930f74b4080c080bd71e03372.jpg

1757013500_30fcb98007a44823a7e6217dd28966361.jpg

1757013518_6df850ac89c74abbbce358354fbf5ee31.jpg