DURRËS - Një banesë 2 katëshe në rrugën tregtare në bulevardin Dyrrah është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në një shtëpi të pabanueshme duke i shkaktuar dëme materiale.

Katër zjarrëfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, që rrezikonin edhe shtëpi të tjera të banueshme pranë godinës së përfshirë në flakë.

Policia bllokoi per disa minuta edhe lëvizjen e automjeteve për t’u hapur rrugë zjarrfikëseve pasi u ndeshen probleme me trafikun e rënduar në rrugë.

Policia dyshon se shkak i zjarrit ka qenë amortizimi i rrjetit elektrik në banesë, por nuk përjashtohet edhe pista e zjarrit të qëllimshëm për ta kthyer atë në një truall ndërtimi.


zjarr
(Foto: Banesa dy katëshe që u dogj) Foto të tjera

(sg/shqiptarja.com)