DURRES - Është zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në sallën e Pallatit të Kulturës "Aleksandër Moisiu" ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” pas vdekjes për ish-deputetin e këtij qyteti dhe të Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
Ky vendim ishte marrë më herët nga ana e këshillit bashkiak të këtij qytetit, në nëtor të këtij viti, ndërsa ceremonia e dorëzimit u zhvillua sot, kjo për shkak edhe se kjo datë përshkon me ditëlindjen e të ndjerit.
Në këtë ceremoni, kreu i këshillit bashkiak Alban Ramohito i dorëzoi djalit të madh të ish-deputetit Olldashi, Glauk, titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin “Protagonist i mendimit dhe veprimit demokratizues gjate dy dekadave të fundit, që u shqua për guxim e qytetari në formulimin dhe promovimin e alternativave të zhvillimit dhe që u kthye në modelin e përfaqësimit të qytetarisë”
Krahas familjarëve, të vetmit prezent në këtë ceremoni ishin deputetët e PD miq të Olldashit, mes të cilëve Majlinda Bregu, Mesila Doda, Igli Cara, Oerd Bylykbashi, Arben Ristami, Ridvan Bode, Eduard Halimi dhe Flamur Noka.
Por ashtu si në ceremoninë e përvjetorit të vdekjes së ish-deputetit demokrat, edhe në ndarjen e këtij çmimi kanë munguar kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha. Një tjetër fakt që ra në sy gjatë aktivitetit ishte se emrat e Berishës dhe Bashës nuk e përmenden fare nga folësit. Në mbyllje të ceremonisë është shfaqur edhe një dokumentar për nder të ish-deputetit demokrat.
Këshilli Bashkiak i qytetit bregdetar në nëntor, në prag të një vjetorit të ndarjes nga jeta të Olldashit, vendosi në unanimitet në plotë mes shumicës dhe pakicës t’i akordojë ish-ministrit të Transporteve titullin “Qytetar Nderi”.
Propozimi ishte bërë nga këshilltarët djathtë në këtë këshill dhe gjeti edhe konsensusin e së majtës, teksa u votua nga 45 përfaqësuesit në këshill. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi humbi jetën më 20 Nëntor 2013 në një aksident rrugor.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Olldashit, mungojnë Basha e Berisha">