SOS në Durrës! Qyteti bregdetar është përmbytur nga mbetjet urbane. Bashkia nuk ka një vend për të depozituar plehrat, ndërsa kazanët qëndrojnë plot e përplot. Shkak për këtë situatë u bë mbyllja e Porto Romanos që do të bëhet eco-park si dhe mungesa e fondeve për ti transportuar mbetjet e Durrësit drejt landfillit të Sharrës në Tiranë.

Kazanët e plehrave nëpër blloqet e banimit janë përmbytur nga mbeturinat që nuk janë pastruar prej dy ditësh. Tashmë plehrat po zënë edhe trotuarët.

Në bashkinë e Durrësit askush nuk prononcohen për këtë problem serioz, ndërsa mjaftohet me njoftimin se "jemi drejtuar në Ministrisë së Financave për fond shtesë për trajtimin e plehrave".

Bashkia e Durrësit tentoi fillimisht t'i depozitonte mbetjet urbane provizorisht në Sukth dhe Manzë por hasi në rezistencën e banorëve. Ndërkohë buzë detit qëndrojnë kamionët plot me mbetje pasi nuk kanë ku të shkarkojnë.