Qyteti i Durrësit prej dy ditësh mbetet pa ujë, shkak bëhet defekti në linjën kryesore furnizuese të Fushë Milotit- Durrës.
Investimi në këtë linjë është bërë në vitin 2019, por pavarësisht tubacioneve të reja, ndërhyrjet në rrjetin e UKD të zonës së Spitallës dhe prurjet me presion, kanë shkaktuar defekt i cili ka bërë që tubi kryesorë të shpërthejë për shkak të presionit të ujit.
Report Tv sjell pamjet e kapura nga një biznes në vendin e ngjarjes ku duket dhe presioni i ujit në momentet e para të shpërthimit.

Gerald Dautaj kryeinxhinier i UKD, sqaron për Report Tv se situata është zgjidhur tashmë dhe vështirësitë e furnizimit me ujë të pijshëm, janë menaxhuar me sistemin e vjetër të UKD duke pasur prurje me orar të kufizuar. Pavarësisht defektit, zonat që e kanë ndjerë më shumë mungesën e furnizimit me ujë kanë qenë zonat periferike ku uji arrin me vështirësi për shkak të mungesës së presionit.
Përsa i përket rrezikut ndaj ndotjes së ujit, Dautaj sqaron se është bërë pastrimi, filtrimi i ujit dhe tubacionit kështu që qytetarët nuk rrezikojnë nga asnjë ndotje apo problematikë bakteresh.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

