Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, dërgohen në Manëz, banorët në protestë! Durrsakët u vendosin flakën kazanëve të mbeturinave

Situata me mbeturinat në Durrës ka krijuar një problematikë të madhe në qytet i cili është 'pushtuar' nga plehrat, por dhe për banorët e Manzës, të cilët nuk pranojnë që mbeturinat të dërgohen aty.

Kjo situatë u krijua nga mbyllja e vend-grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano. Për shkak të kostos së papërballueshme për t'i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgonte në Manëz.

Kjo shkaktoi protesta të banorëve mbrëmjen e djeshme, duke bllokuar kamionët me mbeturina pasi tymi dhe era e keq po u merrte frymën dhe djegia e tyre ndodhet pranë banesave ku jetojnë.

Aktualisht nuk po dërgohen më mbeturina në Manëz pasi nuk ka hapësirë, ndërsa sipas drejtorit të pastrimit të plazhit, Alfred Luli tha për Report TV se për disa ditë mbeturinat do të dërgohen në Sharrë.

Për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve, Bashkia e Durrësit pret një fond shtesë nga Ministria e Financave.

Kazanët e mbeturinave të tejmbushura ka bërë që disa qytetarë në Durrës, gjatë natës, t'i vinin flakët duke krijuar tym të dendur, erë të rëndë dhe një ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve të qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Katastrofa ekologjike, PD: Rama-Dako helmojnë qytetarët e Durrësit dhe Manzës

Në lidhje me katastrofën ekologjike me djegien e mbeturinave në Manëz por dhe në koshat e plehrave në mes të qytetit të Durrësit ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri tha se pastrimin i qytetit është dështimi më i madh që ka ardhur si pasojë e paaftësisë dhe korrupsionit  që ka nisur që në 2007 me Vangjush Dakon dhe vijon edhe sot. Xhaferri tha se të zhvendosë katastrofën mjedisore nga Porto Romano në Manëz është dështim tjetër, ku qytetarët vijojnë të helmohen nga djegia e plehrave.

"Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh. Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni. Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit. Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes  protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente. Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve", tha Xhaferri.

Ora 13:41
Manëz, bëhet groposja e mbeturinave të sjella nga Durrësi (VIDEO)

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka shkuar në landfillin e Manzës, ku për 3 ditë me radhë u sollën dhe mbeturinat e Durrësit. Report Tv ka fiksuar momentin kur po bëhet dhe groposja e mbeturinave pas djegies së tyre.

Landfilli i Manzës ndodhet mes kodrave dhe ka një sipërfaqe të vogël për të përballuar dhe mbeturinat e Durrësit, që për tre ditë me radhë janë sjellë me kamionë dhe sasitë e tyre kanë qenë të konsiderueshme. Aktualisht atje nuk do të transportohen më mbeturina nga Durrësi pasi nuk ka më hapësirë.

Ora 12:20
Digjen kazanët me mbeturina në Durrës, tym i dendur dhe era e rëndë 'mbysin' qytetin (VIDEO)

Situata me mbeturinat ka precipituar duke u kthyer në një ndotje të madhe mjedisore për Durrësin.

Kazanët e mbeturinave të tejmbushura ka bërë që disa qytetarë të paidentifikuar  t'i vinin flakët duke krijuar tym të dendur, erë të rëndë dhe një ndotje mjedisore duke dëmtuar dhe shëndetin e banorëve të qytetit.

Djegia e kazanëve të plehrave ka ndodhur gjatë natës, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ora 11:48
Durrësi 'pushtohet' nga plehrat, drejtori i pastrimit: Për disa ditë do i depozitojmë në Sharrë, Manza s'ka më hapësirë (VIDEO)

Qyteti i Durrësit është 'pushtuar' nga plehrat dhe mbeturinat, ku në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se të gjithë koshat janë të tejmbushur dhe pa pastruar. Kjo situatë është krijuar pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano.

Drejtori i pastrimit të plazhit, Alfred Luli gjatë një bisede telefonike me gazetarin e Report TV ka deklaruar se është arritur akordi me subjektin në Sharrë për të depozituar mbetjet për disa ditë aty.

Pas mbylljes së vend-depozitimit të mbeturinave në Porto Romano, Bashkia Durrës vendosi t'i dërgojë ato në Manëz. Por protesta e mbrëmshme e banorëve dhe fakti se ajo fushë është ezauruar dhe nuk ka më hapësirë ka bërë që për disa ditë ato të dërgohen në landfillin e Sharrës. Aktualisht nuk po dërgohen më mbetje në Manzë pasi nuk ka më hapësirë.

Ndërkohë Bashkia e Durrësit për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve pret një fond shtesë nga Ministria e Financave.

Ora 08:38
Mbeturinat e Durrësit drejt Manzës, qytetarët në protestë, bllokojnë rrugën! Tymi dhe era e rëndë 'pushtojnë' zonën (VIDEO)

Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manëz për djegien e mbeturinave. Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe irritim tek banorët e zonës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë dalë në protesta duke mos lejuar kamionët me mbeturina të hynin në zonë duke u bllokuar rrugën. Bashkisë së Durrësit iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës, por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, përdori Manzën për djegien e mbeturinave.

Kjo ka bërë që banorët të ngrihen në protesta dhe të kërkojnë që djegia e mbeturinave të mos bëhet aty dhe pasi po helmohen nga tymi dhe ndotja e madhe që po ndodh shumë pranë banesave të tyre.

Në videot duket qartë se djegia e plehrave ka krijuar një tym të madh dhe erë të rëndë në zonë, ndërsa banorët janë përplasur me policinë dhe nuk kanë lejuar as zjarrfikësen për të shuar zjarrin te mbeturinat.

Protesta, banorët e Manzës bllokojnë rrugën

Djegia e mbeturinave
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vali: 08/06/2020 17:36

    NGRIHUNI more idioter se po ju vjedhin sy per sy,,,,ku eshte pare qe nje qytet me 300.000 banore te mos kete incinerator,,dhe pike perpunimi inertesh…..//keto leke per pasdtrim dhe riciklim te plehrave po I merr edi rama me oligarket….

    Përgjigju
  • Aqif: 08/06/2020 16:56

    Jo durrsaket i vejne flaken kazaneve, por Bashkia i ve flaken kazaneve se ska ku ti coj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja