Bashkia e Durrësit ka njoftuar se çmimi i biletës së urbanit brenda qytetit do të rritet me 10 lekë.
Ky ndryshim u miratua në mbledhjen e fundit të Këshilli bashkiak. Kujtojmë se çmimi aktual i transportit publik brenda qytetit të Durrësit është 30 lekë ndërsa tashmë qytetarët duhet të paguajnë 40 lekë.
Sipas shpjegimit të Bashkisë kjo rritje bëhet për të rritur cilësinë e shërbimit nga kompanitë operuese në transportin publik të qytetit të Durrësit.
Të njëjtin çmim bilete të urbanit e paguajnë edhe qytetarët e Tiranës që nga shkurti i vitit 2016.
Komento