Durrësit "i mbaron" toka për varre, bashkia hesht për shpronësimet! Po përdoret një parcelë pranë shtëpive të banimit

Prej 3-4 muajsh është çarë muri rrethues i varrezës më të madhe publike në qytetin e Durrësit pasi është ezauruar gjithë sipërfaqja e tokës. Aktualisht po përdoret një parcele rreth 2 mijë metra katrorë, fare pranë shtëpive të banimit.

Siç pohojnë varrmihësit, edhe toka shtesë po mbaron, sepse çdo ditë hapen 20-30 varre të reja.

"-Është drejt përfundimit edhe kjo".

"- Prej 3 muajsh po hapim varre këtu jashtë murit rrethues", - thanë ata.

Report Tv mëson se Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale, i ka dërguar shkresa Bashkisë Durrës për shtimin e territorit të shfrytëzuar për varreza. Kjo e fundit ka marrë miratimin nga Agjencia Kombëtare për Shpronësim që me datë 28 korrik 2021 e cila është aprovuar më herët me VKM e datës 22 korrik. Sipërfaqja e re që do t'i shtohet varrezave aktuale është 44.190 metra katrorë me një vlerë totale shpronësimi prej 17.543.430 lekësh të reja. Kjo hapësirë sipas Nëndrejtorit të NSHK Z. Soren Dedja është parashikuar të përdoret për 15-17 vitet e ardhshme.

Në vendimin e këshillit të ministrave thuhet se Bashkia e Durrësit duhet të kryejë likuidimin e pronarëve të tokës, por nga vëzhgimi i Report tv në terren rezulton se procesi i shpronësimit nuk ka nisur. Kështu pohojnë edhe banorët që kanë shtëpitë pranë varrezave.

"Kam 22 vjet që banoj këtu, nuk kam problem se janë varrezat afër, kam hall se mos na shembin shtëpinë. 6-7 dynym e ka hap shteti me polici, ndërsa këtë pjesën tjetër e ka Murat Sharka në pronësi me ligjin 7501. Deri tani nuk kemi marrë asnjë njoftim për shpronësim dhe as për shembje", tha një prej banorëve të zonës.

Report Tv është përpjekur të sigurojë informacion nga Bashkia e Durrësit dhe Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale në lidhje me shpronësimet dhe nisjen e punimeve për përshtatjen e infrastrukturës së territorit të ri që do të vihet në dispozicion për varrezat, por deri më tani institucionet i pasojnë përgjegjësitë njëra-tjetrës duke mos dhënë një informacion të plotë dhe zyrtar nëse janë kryer ose jo shpronësime për territorin e ri, nëse janë kryer ose jo likuidimet e pronarëve dhe për më tepër nëse do të vazhdojnë ende të kryhen varrime në rrëzë të murit!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2021 00:51

    Ne rradhe te pare,kerkojuni(por jo t'ua detyroni) ardhacakeve te 30 viteve te fundit,nese do te donin t'i varrosnin te afermit e tyre ne vendin e origjines.Ka plot raste kur emigrantet preferojne t'i varrosin te dashurit e tyre ne Shqiperi.Pse te mos zbatohet i njejti kriter dhe per varrimet brenda vendit?Ne rradhe te dyte,duhet te praktikoni krematoriumet,si alternative.Nje urne e vogel ze me pak vend,se nje varr i plote.Dhe nuk duhet te harroni se te vdekurit jane me te shumte ne numer,se te gjallet dhe vazhdojne te shtohen, dhe zgjidhja nuk eshte me toka te reja e shponesime,pasi heret a vone keni per te mbetur pa toke fare,po vazhduat me kete mendesi.Me shume toke do kene te vdekurit,se te gjallet. ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille