Durrës-Një 50 vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri në ambientet e një firme që merret me përpunimin e duraluminit
Ngjarja mësohet se ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14.
“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital”, informoi sot policia.
Viktima është transportuar në spital po fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
..