Vëllezerit Aleksandër dhe Lulash Gecaj u arrestuan ditën e sotme nga polcia në Durrës pasi morën peng një 44-vjeçar në makinë nga lagjja 13 deri në zonën e Kënetës.
Nuk dihet saktësisht shkaku, por paraprakisht thuhet se ai i kishte ofenduar.
Blutë sekuestruan makinën dhe 3 celularë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/ Morën në makinë pa dëshirën e tij një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Maloqeri ceceni
Përgjigju